Kryeministri Edi Rama: Agroturizëm “Maria” në Libohovë të Gjirokastrës, është një tjetër vlerë e shtuar për turizmin shqiptar

Kryeministri Edi Rama vlereson investimin e familjes Kallajnxhi qe ka ngritur nje bujtinete ndërtuar e gjitha në gur në linjë perfekte me arkitekturën e ndërtesave të krahinës:

” Agroturizëm “Maria” në Libohovë të Gjirokastrës, është një tjetër vlerë e shtuar për turizmin shqiptar. Një investim i familjes Kallajnxhi që me ndihmën e programeve të AZHBR-së kanë krijuar këtë oaz qetësie në fshatin e bukur Labovë e Kryqit.

Bujtina e ndërtuar e gjitha në gur në linjë perfekte me arkitekturën e ndërtesave të krahinës, ofron për turistët akomodim në 8 dhoma, kuzhinën tradicionale përgatitur nga duart e arta të amvisave labovite por dhe një guidë të veçantë turistike në terrene antike e plot natyrë si Kisha e Shën Marisë, Kalaja e Labovës, Kanionet e Lumit të Suhës, apo Ujëvara e Selckës, të gjitha destinacione që mund të arrihen lehtësisht në këmbë” -shkruan kryeministri Edi Rama.