Koronavirusi Sars-CoV2 jo një armë biologjike por...Ja te dhenat!!

Koronavirusi Sars-CoV2, i përhapur në qytetin Wuhan në Kinë, është produkt i revolucioni natyror dhe jo një armë biologjike e prodhuar në laborator.

Ky është përfundimi i një studimi gjenetik të publikuar në revistën “Nature Medicine”, nga një grup studiuesish ndërkombëtarë.

Analiza e të dhënave për sekuencat e gjenomit të virusit të ri dhe mikroorganizmave të tjerë të lidhur nuk gjeti prova që virusi ishte prodhuar në laborator ose i krijuar nga njerëzit. “Duke krahasuar të dhënat e sekuencës gjenomike të disponueshme nga llojet e njohura të koronavirusit, ne mund të vërtetojmë me siguri se Sars-Cov-2 e kishte origjinën përmes proceseve natyrore”, tha Kristian Andersen, bashkëpunëtor i imunologjisë dhe mikrobiologjisë në “Scripps Research Institute”, një ndër autorëve të studimit.

Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, autoritetet kineze raportuan një organizëm të ri koronavirus pranë Organizatës Botërore të Shëndetit që shkaktoi sëmundje serioze. Menjëherë pas fillimit të shpërthimit, shkencëtarët kinezë sekuencën e gjenomit të virusit dhe i dhanë të dhënat në dispozicion të studiuesve në të gjithë botën. Tani ekipi ndërkombëtar ka përdorur këto të dhëna gjenetike për të eksploruar origjinën dhe evolucionin e Sars-Cov-2 duke u përqendruar në disa karakteristika të virusit. Shkencëtarët u përqendruan në dy elementë të rëndësishëm të proteinës së përdorur nga virusi për të depërtuar te qelizat: Rbd, një lloj gremçi që ngjitet te qelizat pritëse dhe vendin e copëtimit, një hapës molekular që mund të lejojë që virusi të hyjë zona brenda.

Shkencëtarët kanë zbuluar se këto armë të virusit kanë evoluar për të synuar në mënyrë efektive një veçori molekulare të qelizave njerëzore të quajtur Ace2, një receptor i përfshirë në rregullimin e presionit të gjakut. Proteina e pikut të Sars-Cov-2 është pra rezultat i seleksionimit natyror dhe jo produkt i inxhinierisë gjenetike. Kjo dëshmi e evolucionit natyror u mbështet nga të dhëna që lidhen me strukturën e përgjithshme molekulare të virusit.

Nëse dikush po përpiqej të krijonte një koronavirus të ri për ta përdorur atë si një armë, ai do ta kishte ndërtuar atë nga elementë të një virusi të njohur për shkaktimin e sëmundjes. Por shkencëtarët zbuluan se struktura molekulare e Sars-Cov2 ndryshonte në mënyrë thelbësore nga ajo e koronavirusëve tashmë të njohur dhe kryesisht ngjanin me viruse të lidhura që gjenden te lakuriqët e natës dhe pangolina. “Këto dy karakteristika të virusit përjashtojnë manipulimet laboratorike si një origjinë të mundshme të SarS-CoV-2”, -tha Andersen. Me pak fjalë, nga lakuriqi i natës te njeriu, duke pritur (mbase) për të gjetur kafshën e ndërmjetme.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com