Kontrolle të Forta për Parandalimin e Aksidenteve!......
Per parandalimin e aksidenteve, Policia rrugore ka shtuar kontrollet me radar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës por edhe brenda në kryeqytet.
Gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 04.01.2020, janë pezulluar 8 Leje drejtimi pasi janë konstatuar shpejtësi të makinave që varionin nga 141 km/h deri në 170 km/h.
Gjithashtu prej mëngjesit të datës 03.01.2020, deri në orët e mbrëmjes në të gjitha rrugët e qytetit janë ushtruar kontrolle me radar Trucam, ku janë pezulluar 6 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionin nga 30 deri në 40 km/h më shumë se norma e lejuar brenda në qytet, 22 masa te tjera për shpejtësi pa sanksion plotësues si dhe 13 masa administrative për mos rregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, veçanërisht ne qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimit të këmbësoreve, raste të cilat janë referuar Organit Administrativ Shtetëror ne Drejtorinë Vendore te Policisë Tirane, për te cilat parashikohet një dënim me gjobe nga 10.000-40.000 te reja.
Kontrollet e forta po vijojne me synim parandalimin e aksidenteve dhe venien para pergjegjesise te perdoruesve te mjeteve qe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.