Kontrolle Intensive për Rritjen e Sigurisë së Jetës në Rrugë
Megjithe masat e marra nga Policia Rrugore dhe zbatimin e tyre ne terren, per parandalimin e aksidenteve nepermjet kontrolleve intensive e ne pika te rendesishme te qarkullimit te mjeteve, me kontrolle te ushtruara edhe me drager e radar, perseri gjate 48 oreve te fundit ka keto te dhena, sipas nje deklarate te bere nga Drejtoria e Policise Rrugore;
-Jane pezulluar 192 leje drejtimi, nga këto: 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
– 131 leje drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar dhe 30 leje drejtimi për shkelje të ndryshme që kanë si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.
-Jane vendosur gjithsej 5098 masa administrative, nga këto:
– 316 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,
– 47 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
– 626 për përdorim të celularit,
– 2578 për parkime të gabuara dhe pushim mjeti në kundërshtim me Kodin Rrugor,
– 282 masa për shpejtësi e manovra në rrugë
– 52 për mungesë figuracioni, si dhe 1197 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
-Jane bllokuar edhe 27 automjete.
Per rritjen e sigurise se jetes ne rruge, vazhdojne kontrollet dhe sherbimet ne te gjitha akset e qarkullimit rrugor te vendit.