Koco Vasili sot ka Ditelindjen dhe nga zemra e urojme, ta gezoje, me shendet e jete te gjate e te lumtur!

Lunxhoti Koço Vasili sot ka Ditelindjen dhe nga zemra e urojme:

‘ Ta gezoje, me shendet,jete te gjate e te lumtur!

Kete urim po e percjellim edhe me keto rrjeshta qe flasin per rrugen qe ai ka pershkruar ne jete, me femijeri dhe rini optimiste si nxenes dhe student i dalluar, si mesues profesionist dhe studjues i jetes shoqerore dhe kulturore te krahines se Lunxherise nga e cila nuk eshte ndare dhe nje dite te vetme.
Ne vite Koco Vasili eshte vleresuar dhe nderuar ne mesimdhenie, drejtimin e arsimit ne krahine, ne jeten shoqerore te saj dhe marredheniet me bashkekrahinasit.

Koco Vasili ka nje lidhje te forte me folklorin e krahines, muzikor dhe koreografik te ciles i ka kushtuar dhe nje liber. Si njohes dhe studjues i trashegimise se pasur etnokulturore dhe koreografike, eshte kontribuesi i pare i ngritjes se ansamblit artistik Lunxheria vleresuar ne mbare vendin per shfaqjet e mrekullueshne, me kenge e valle te tradites lunxhote,

Vecanerisht pas viteve 90 ansambli me Kocon ne krye ka ruajtur dhe pasuruar vlerat e kesaj trashegimie, shpalosur artistikisht edhe ne takime kombetare e nderkombetare.
Nen kujdesin e tij artistike, per disa vite radhazi ne Dhoksat eshte organizuar projekti kulturor Divani LUNXHOT , me pjesemarrje edhe te grupeve te tjera folklorike te vendit.