Kete vit shkollor, për herë të parë futet mësimi i teknologjisë që në klasë të parë...

Sot ne Diten e Pare te Shkolles, Kryeministri Edi Rama, ne shoqerine e Ministreve Evis Kushi dhe Bora Muzhaqi, shkoi ne shkollen “Jeronim De Rada” per t`i uruar nxenesve te klases se pare suksese ne vitin shkollor.

Në këtë 12 shtator janë ulur për herë të parë në banka rreth 29 mijë nxënës. Risi e këtij viti të ri shkollor është Abetarja e unifikuar Shqipëri-Kosovë dhe futja e një lënde të re, ajo e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit.

“Bëni qejf dhe punë. Puna është qefi më i madh”, tha kryeministri me nota humori.

Ai shtoi se duke qenë se për herë të parë futet mësimi i teknologjisë që në klasë të parë, u pa e udhës që të fillohet me 100 nxënës për të parë si do shkojë për t’u shtrirë në të gjitha shkollat e vendit.