Ja çfare duhet te dini për shpërndarjen e ndihmave për njerëzit në nevojë dhe të moshuarit që janë vetëm

Ne situaten e tanishme, Bashkia e Tiranes po shpërndan ndihma për shtresat në nevojë dhe për të moshuarit që janë vetëm.

Ajo ka vene dhe nje numer telefoni 08000888 ku mund te telefonojne per problemet qe kane.

Kryebashkiaku Veliaj ka folur per situaten dhe ndihmen qe u jepet te moshuarve duke theksuar se dhe nuk duhet abuzuar me paketen humanitare.

Veliaj ka thene se gjatë ndarjes së ndihmave ka qenë edhe vetë në terren ku ka vënë re që kërkonin ndihmë persona që kishin vila 3 katëshe.

“Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar”, është ky apeli i Veliajt për të gjithë qytetarët dhe ka shtuar se ne Tiranë jane 35000 të moshuar që jetojnë vetëm dhe se sherbimi behet per ata te moshuar qe s`kane askend dhe jane te vetmuar.

.