Kete lajm duhet ta lexojne te gjithe shoferet e rinj

Kete lajm duhet ta lexojne te gjithe shoferet e rinj

Në nismën ligjore të depozituar në Kuvend, Qeveria Rama propozon që patentat për drejtuesit e mjeteve nga 10 të bëhen në 15-vjeçare për moshat 18-70 vjeç.

Ndryshime të tjera të propozuara lidhen dhe me drejtuesit e rinj të automjeteve të cilët brenda 3 viteve pas marrjes së patentes se klasit “A” dhe “B” nuk duhet të lejohen të tejkalojnë shpejtësinë prej 80 km/orë në autostrada dhe 70 km/orë në rrugët interurbane kryesore. Kodi Rrugor kërkon 84 vota për tu miratuar, ndërkohë që PS-ja dhe PSD-ja kanë sot në Kuvend 77 vota, çka do të thotë se do të duhen edhe shtatë vota nga e djathta që ndryshimet ligjore të hyjnë në fuqi.