Këshilli Bashkiak i Elbasanit Nderon me Titullin “Qytetar Nderi” Gazetarin dhe Publiçistin Fatos Baxhaku pas Vdekjes

Kane kaluar afro 5 muaj nga dita kur u nda nga jeta ne moshen 55 vjeçare Fatos Baxhaku, publiçist, gazetar dhe bashkëthemelues i disa prej mediave të shkruara në vend.

Gjate kesaj periudhe, Kujtimet dhe nderimet per te kane qene te shumta.

Ne Gjirokaster Qendra Kulturore Mediatike ANTIGONEA ka shpallur Konkursin Kombëtar për Çmimin “FATOS BAXHAKU” me teme “Media lokale për çështjet vendore”.

Ne ambientet e Universitetit “Aleksander Xhuvani” te qytetit te Elbasanit Bashkia e Qytetit ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” gazetarin dhe publiçistin Fatos Baxhaku pas vdekjes.

Ne ceremonine e organizuar per dorezimin e titullit kane marre pjese edhe vajza e tij, vëllai, familjarë dhe miq, gazetare, shkrimtare e pedagoge.

Vajza e tij Bora u shpreh se “ Elbasani është qytet shumë i rëndësishëm për të, janë rrënjët e tij, origjina e tij dhe e donte shumë këtë qytet”.