Keshilla nga Italia: Cfare duhet te beni kur dilni dhe hyni ne shtepi...
Autoritetet italiane kanë publikuar disa këshilla se çfarë duhet të bëjnë qytetarët në rastet kur duan të dalin nga shtëpia, kur hyjnë në shtëpi dhe kur ndodhen në të njëjtin ambjent me një person që rrezikohet se është i infektuar me COVID-19.
Duke qenë se numri i të infektuarve dhe viktimave në Itali është rritur ndjeshëm, italianët kanë një sërë rregullash që duhet të ndjekin për të mos u infektuar nga koronavirusi dhe për ta ulur këtë numër.
Këshillat e mëposhtme bazohen në standartet e vendosura nga Organizata Botëtore e Shëndetësisë dhe vlejnë për të gjithë personat.
Çfarë duhet të bëni kur hyni në shtëpi:
Kur të ktheheni në shtëpi, përpiquni të mos prekni asgjë.
Hiqni këpucët.
Dezinfektoni putrat e kafshëve nëse kanë dalë jashtë.
Hiqni rrobat që keni veshur dhe futuni ato në një qese plastike.
Lëreni çantën, portofolin, çelësat, etj në një kuti në hyrje të shtëpisë.
Bëni dush, nëse nuk mundeni, lani mirë të gjitha zonat e ekspozuara.
Lani telefonin dhe syzet me ujë e sapun ose alkool.
Pastroni sipërfaqet e gjërave që sollët jashtë me dezinfektantë.
Hiqini dorezat me kujdes, hidhini larg dhe lani duart.
Mos harroni se nuk është e mundur të kryeni një dezinfektim total, qëllimi është ulja e rrezikut.
Çfarë duhet të bëni kur jeni në të njëjtin ambjent me një person të rrezikuar:
Flini në shtretër të ndarë.
LEXO EDHE: Çfarë nuk duhet të thuash gjatë një interviste pune
Përdorni disa banja dhe dezinfektojini ato.
Mos përdorni të njëjtët peshqirë, syze, apo objekte të tjera.
Pastrojini dhe dezinfektojini çdo ditë sipërfaqet e kontaktit, si divanët, televizorin, etj.