Këngëtari Notis Sfakianakis ndalohet në postobllok korone por akuzohet për...

Notis Sfakianakis, një nga këngëtarët më të suksesshëm grek që ka vizituar edhe Shqipërinë, u arrestua të Dielën në periferi të Argyroupoli, Athinë.

Autoritetet kishin vendosur një bllokim rrugor afer Vouliagmenis dhe Rrugës Iasonidou, për të siguruar respektimin e masave të rrepta të koronavirusit.

Mirëpo gjatë kontrollit për zbatimin e masave antikovid, policia i kërkoi këngëtarit të hapte një çantë tek e cila u gjet drogë dhe një armë pa leje 9 mm.

Këngëtari i tha policisë se armën e mbante për sigurinë e tij dhe me të vërtetë kishte një leje për armën, por ajo kishte skaduar. Për shkak të koronavirusit ai nuk e kishte rinovuar atë.

Sa i përket substancës së bardhë, ai tha “është ajo që mendoni se është”, i tha ai policisë sipas gazetës Proto Thema.

Këngëtari po udhëtonte në zonë gjatë bllokimit, megjithatë, ai kishte dërguar një SMS dhe kishte leje të udhëtonte.

Ai u mor në paraburgim me pranga ne duar dhe u paraqit para zyrës së prokurorit sot në 10:00.

Pertej faktit qe ju gjet droge dhe arme ne makine a mendoni se arrestimi i nje kengetari ikone i sherben me shume zbatimit te masave antikovid?