Karburanti në Kombinat në Flake! Dyshohet se është përplasur një motor!
Një shperthim ka ndodhur ne nje karburant ne lagjen Kombinat te Tiranes!
Burime zyrtare thone se shkak për shpërthimin është bërë përplasja shumë pranë depozitës se gazit e nje motori.
Nga kjo perplasje eshte shkaktuar rrjedhje që solli më pas shpërthimin e flakëve.
Ne vendin e ngjarjes qytetarët që kanë qenë pranë karburantit që shpërtheu në flakë kane konfirmuar skenën.
Ata thone se drejtuesi i motorit pasi humbi kontrollin rrëshqiti dhe u përplas me depozitën e gazit duke çarë tubin.
Motoristi sipas banorëve u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas zjarrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e tij.