Kapet BMW ne Vlore me 225 km/h. Gjoba qe morri eshte...

Ne autostraden e Vlores perseri jane bllokuar nga policia dy kosovare te cilet ecnin me shpejtesi te larte mbi 225 km/h. Makinat kane qene dy, njera Lamborghini dhe tjetra Bmw te cilat benin gara me njera-tjetren.
Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini”, shtetasi I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”, “Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë” dhe drejtuesi i mjetit tip “BMW” shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie.
Urojme qe mos te kemi me situata te tilla dhe njerezit te ndergjegjesohen .