Ka ndodhur ne Elbasan ne "lagjen e kinezeve"

Ka ndodhur ne Elbasan.Policia e Elbasanit ka arrestuar një djalë të ri, pronar i një lokali ku u masakrua me sende të forta një i ri.

Me kete situate,jane perfshire disa te rinj, banorë të zonës në lagjen “Emin Matraxhiu”, ndërsa një i ri me inicialet L.I, ka mbetur i plagosur. Ka qenë një makinë dhe një furgon me xhama të zinj që kanë shkuar në “lagjen e kinezëve” dhe aty kanë nisur të konfliktohen me të rinj të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të prishte vendin e ngjarjes dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme, vihet në pranga 25-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. L., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lokalin në pronësi të tij, ku u plagos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com