Ju si e pini kafen me apo pa qumesht?

Nje nga pijet me te perdorshme eshte padiskutim kafeja. Ndoshta eshte bere si nje ritual i pashmangesh per te gjithe qe shkojne paradite ne pune te konsumojne nje kafe, por jo vetem per ata te cilet e kane si te nevojshme per nje paradite energjike, por gjithashtu edhe per te tjeret. Dhe fjalia ” A je per nje kafe’ eshte bere shume e perdorshme ditet e sotme. Gjithsesi sot koncepti i kafes ka ndryshuar shume. Me perpara ndonese pihej ajo turke neper takime e raste te ndryshme familjare sot njerezit kane filluar te piJne kafen e gjate, te shkurter dhe gjithashtu te tjere pelqejne makiaton. Keto te fundit konsumohen ne ambjente bare te hapura ne tavolina miqsh, por edhe raste te tjera. Por, pavarsisht se te gjithe e dime se me shume se nje kafe te ben dem per shendetin ne duam t’iu japim nje informacion te shkurter se cilen kafe te konsumoni.

Kaloritë dhe yndyrnat
Një filxhan me kafe pa qumësht përmban 10 kalori dhe aspak yndyrë.
Përmbajtja e këtyre të dyjave rritet në varësi të sasisë dhe llojit të qumështit të përdorur.
Një filxhan me qumësht pa yndyrë përmban 90 kalori.
Kafeina
Kafeja e bluar dhe e zier në çast ka më shumë kafeinë se një kafe ekspres.
Kafetë e përziera me qumësht kanë më pak kafeinë.
Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga diabeti, duhet të konsumojnë më mirë kafe pa qumësht sepse ky i fundit përmban 5% sheqer në formën e laktozës

Aciditeti
Nëse aciditeti i tepërt ju bën dëm, atëherë qumështi mund të zbusë nivelin e tij.
Njerëzit që vuajnë nga urthi thonë se qumështi e bën kafenë më të pranueshme nga organizmi.