Jordan Peterson, një prej mendimtarëve më popullor të kohës sonë, vizitoi sot Tiranën - Libri i tij tashme ne shqip!

Dr. Jordan Peterson eshte nje prej mendimtareve me popullor sot ne bote. Leksionet e tij jane nje nderthurrje midis neuroshkences, psikologjise, dhe historise se njerezimit qe ne kohet e vjetra, ku tematika kryesore eshte familja.

Midis temave qe mbeshtet fuqishem Jordan Peterson jane edukimi i femijeve, familja, por edhe fjala e lire…

Ai u prit sot edhe nga Kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj.

Libri i tij “12 rregulla per jeten” tashme eshte perkthyer ne shqip.

Në një kohë ndryshimesh të papara, kur strukturat familjare vijnë e shkërmoqen, edukimi degjeneron në indoktrinim dhe shoqëria politike polarizohet rrezikshëm, 12 rregulla për jetën ofron një antidot: të vërtetën – atë të vërtetë tejet të moçme, që u ndih problemeve moderne të jetës.

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi. Peterson-i diskuton këtu për disiplinën, guximin dhe domosdoshmërinë e të menduarit të kthjellët e të sinqertë, duke i distiluar ashtu zbulimet e shkencës dhe kumtet e miteve të mëdha të botës në dymbëdhjetë udhëzime të thella, që të rrëfejnë si të jetosh për së mbari brenda rregullit dhe kaosit të jetëve tona./shtepiaelibrit