Jo vetëm lojë, por edhe miqësi

Jo vetem loje, por edhe miqesi. Keshtu e titulluam kete shkrim per te hedhur drite ne nje praktike te kaluar dhe qe Akademia e Futbollit “Lefter Millo” ne Dervician te Bashkise Dropull e ka ne plan ta ktheje ne tradite.

E kemi fjalen per ndeshje konkuruese, miqesore midis femijeve te qyteteve te Bashkive te jugut.

Keshtu, ekipi i saj, i femijeve, ishte ne Memaliaj ku zhvilloi nje ndeshje futbolli miqesore me futbollistet e ekipit te femijeve te  klubit sportiv te ketij qyteti.

Ndeshja u nda ne barazim, pa qejfmbetje, 2 me 2.

Femijet futbolliste mbeten te kenaqur nga loja e zhvilluar ne prani dhe te prinderve qe e ndoqen ate nga shkallet e stadiumit.

Fubollistet e vegjel te Akademise pas saj falenderuan pritesit e vecanerisht profesor Xhevit Kacorin per mikepritjen dhe organizimin e aktivitetit.

Prinderit memaliote vleresuan me duartrokitje ndeshjen e femijeve qe treguan se e duan futbollin, luajne me pasion dhe premtojne per te ardhmen.