E lirë domatja në Lushnjë po e ha "qiraja" rrugës, sa shkon çmimi deri në Gjirokastër, po në rrethet e tjera?!
Fermeri i Lushnjes ankohet se ka prodhim po e shet nen kosto, 300 deri 400 leke te vjetra dhe jo me shume, se kaq e aq e duan grumbulluesit e medhenj qe pastaj vendosin cmimet per tregjet e shumices dhe keta per ata te pakices qe “ballafaqohen” me bleresit.
Po sa eshte cmimi sot aktualisht i domates ne tregun e pakices, kur ne njesine baze te prodhimit, ne serre, merret me cmim te ulet?
Kush e merr fitimin kur domatja ne pakice shitet me cmin te larte?
Keto shqetesime u “analizuan’ gjate debatit ne emisionin “Shqiperia Live” ne TCH ku moren pjese dy fermere, nje profesor i sigurimit te ushqimit dhe zv/ministri i bujqesise dhe Zhvillimit Rural Dhimo Kote dhe dy moderatoret e emisionit.
Shpresojme qe te kete nje zgjidhje qe cmimin e domates deri tek konsumatori te mos e haje “qiraja” udhes, as ne dem te prodhuesit e as ne kurriz te bleresit.
Tani pyesim: Po ne Gjirokaster dhe rrethet e tjera sa eshte sot cmimi i domates?