Ja si do jenë fashat e reja të orareve dhe kush qytet perfshihet ne zonen e gjelber

Kryeministri Rama ka bere nje postim ne “Facebook” për të publikuar masat e reja të marra në lidhje me lëvizjen e qytetarëve.

Duke u bazuar në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, kryeministri publikoi se nga nesër dhe për javën në vazhdim, Fieri kthehet në zonë të gjelbër.

Lidhur me fashat e orarit të lëvizjes në zonat e gjelbra ato do të hiqen krejtësisht, ndërsa në ato të kuqe, do të jenë deri në oren 21:00.

Kryeministri komunikoi se në të gjithë vendin do të hiqen të gjitha autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo të automjeteve, por do të jetë e ndaluar hyrje-dalja e automjeteve në zonat e kuqe.

Kryeministri gjithashtu njoftoi dhe se si do të procedohet me studiot televizive, duke hequr ndalimin për të ftuar jo më shumë se një person, por do të jetë vetëm kushti që të ftuarit të jenë 2 metra larg njëri-tjetrit.