Ja Shembulli i Mire: Ne Vlore, Portokalle Falas per te Moshuarit

Ne nje kohe kur farmacite kane rritur cmimet, marketet ushqimet, perimet e frutat, vjen shembulli i mire i nje tregtari te vogel nga Vlora qe, sic shkruan abenews.al,ka shpërndarë portokalle falas per te moshuarit paperkrahje.

“Duke i thënë djalit tim që këtë fitim që kam bërë këtë muaj ti bëjmë portokalle për 15 apo 20 vetë. Në mënyrë që të ndihmojmë dhe sensibilizojmë të gjithë tregtarët e Vlorës që mos të shesin kaq shtrenjtë”

Të moshuarit ndihen mirënjohës.

“Këto ditë të vështira kjo tregon që populli shqiptar është gjithnjë e më i bashkuar dhe solidarizimi i këtij biznesi të vogël të marrin shembull biznesi i madh që të ndihmojnë të varfrit”.

“Populli është i varfër, nuk ka për të ngrënë, ka nga ata që janë me asistencë”.

Ekspertët për rritjen e imunitetet këshillojnë përdorimin e agrumeve për shkak se kanë përmbajtje të lartë të vitaminës C.