Ja se cfarë duhet të bësh nëse aplikon për ndihmë ekonomike
Nga nje njoftim i Bashkise Gjirokaster mesohet se te gjithe ata qe aplikojne per ndihme ekonomike per muajin maj 2020 ka kete afat:
Datë 1 Maj – 10 Maj.
Sikurse në muajin Prill 2020, bazuar në Urdhrin nr. 213, datë 31/03/2020 të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për marrjen e masave për parandalimin e infektimit nga Covid19 të aplikuesve për Ndihmë ekonomike” aplikimet për ndihmën ekonomike do të pranohen nga administratorët shoqërorë të njësive administrative në formë elektronike ose postare.
Formulari i aplikimit, së bashku me kontaktet e administratorëve shoqërorë, gjendet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror në web në link-un:
http://www.sherbimisocial.gov.al/formulari-i-aplikimit-per…/
Dërgimi i aplikimit mund të bëhet në dy forma:
Nëse qytetarët kanë kompjuter mund të shkarkojnë Formularin, ta plotësojnë në kompjuter dhe të dërgohet me e-mail në adresën e administratorit shoqëror të njësisë ku banojnë;
Nëse qytetarët nuk kanë kompjuter i sygjerojmë të printojnë Formularin, ta plotësojnë me shkrim dore dhe ta dërgojnë me postë në Njësinë Administrative ku banojnë.
Formulari plotësohet në kompjuter, në telefon është i papërpunueshëm,-thuhet ne njoftimin e Bashkise Gjirokaster.
.