Ja pse nuk do ketë më nevojë për karantinë

Mjekët e njohur Pëllumb Pipero dhe Arjan Mezini jane shprehur per situaten dhe rezultatet e arritura ne vendin tone ne luften kunder pandemisë së COVID-19.

Pëllumb Pipero ka thene se nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit.Megjithatë , edhe nëse COVID-19 rikthehet sërish nuk do të ketë nevojë për karantinë dhe se thelbi i suksesit është distanca. Jeta nuk do frenohet më.

Lidhur mbajtjen e maskes ne makine tha se ulin sasinë e oksigjenit dhe mund të bësh edhe aksident kur mban maskën. Edhe me gruan mund të rrish në makinë, u shpreh Pipero.

Ndersa mjeku pneumolog, Arjan Mezini, tha se ajo qe ka ndikuar në numrin e ulët të vdekshmërive apo dhe rasteve me COVID-19 në Shqipëri, është dhe vaksina kundër tuberkulozit, apo dhe kushtet klimaterike.
“ Di që janë dy studime në rrugë e sipër, siç është fakti nëse na favorizon vaksina e tuberkulozit. Sigurisht një rol ka luajtur dhe izolimi dhe masat ekstreme”, u shpreh mjeku Arjan Mezini.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com