Ja pse më 27 maj në orën 16.00 në faqen e Ambasadës Amerikane ne Facebook duhet të ndiqni Terrence Hake, agjentin sekret të FBI-së...

Nga nje njoftim i Ambasades Amerikane në Tiranë percjelle ne ne fb mesohet se me 27 maj në orën 16:00 në faqen e Ambasadës në Facebook do të jetë i pranishëm për të diskutuar zoti Terrence Hake, i cili është një agjent sekret i FBI-së.

Duke u maskuar si prokuror i korruptuar, ai arriti të kryejë një ndër hetimet më të suksesshme të FBI-së kundër korrupsionit publik në sistemin gjyqësor të Chicagos në 1980.

Ambasada njofton se ai do t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të qyettarëve mbi luftën kundër korrupsionit.

“Operacioni “Greylord” ishte një nga hetimet e fshehta më të suksesshme të FBI-së, i cili ekspozoi korrupsionin publik në sistemin gjyqësor të Chicagos gjatë viteve 1980. Bashkohuni me ne në 27 maj, në orën 16:00, në faqen tonë në Facebook, për të diskutuar me Z. Terrence Hake, një agjent sekret i FBI-së, i cili u maskua si një prokuror i korruptuar për të ekspozuar krimet e gjyqtarëve, avokatëve dhe stafit të gjykatës. Z. Hake do t’i përgjigjet pyetjeve dhe do të ndajë mendimet e tij mbi luftën kundër korrupsionit.”, njofton Ambasada Amerikane.