Ja pse kete njoftim te DRSHTRR duhet ta lexojne te gjithe perdoruesit e mjeteve...
Ja njoftimi i DPSHTRR
Duke filluar nga data 4 qershor 2020 do aplikohen masa administrative për të gjithë ata zotërues mjetesh që bëjnë ndryshime të karakteristikave konstruktive/funksionale të mjetit pa marrë fillimisht Autorizimin për ndërhyrje nga DPSHTRR (në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar)!”, njofton DPSHTRR.
Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 10,000 Lekë
-të ngjyrës
-kutisë së shpejtësisë
-të tjera me procedurë të lehtësuar
Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 20,000 Lekë
-të motorit
-të shtimit të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit)
-të karrocerisë
-të tjera me procedurë normale