Ja Kur Pritet Renia e Epidemise

 

Ne nje interviste dhene ne emisionin Opinion Mjeku Pëllumb Pipero lidhur me numrin e personave te infektuar ne Shqiperi u shpreh se te pakten ky numer eshte 10 here herë më i madh, pavarësisht se shumica e tyre nuk kanë asnjë shenjë klinike. Por nëse ata nuk zbatojnë këshillat dhe urdhrat ata janë burim infeksioni për të tjerët.

Ai tha se nuk ka arsye të kemi panik gjithë problemi është të testojmë për të identifikuar në mënyrë që të kufizojmë sa të mundemi epideminë.

Bumi i koronavirusit pritet në javën e tretë u shpreh aid he u beri thirrje qytetarëve për të mos dalë nga banesat, veçanërisht të moshuarve nbasi semundja trasmetohet nga kontaktet e peraferta.

Ai u shpreh me “optimizem’ se fundi i Marsit, java e parë e Prillit duhet të jetë thyer edhe tek ne dhe ndoshta do fillojnë të lehtësohen dhe masat, por askush nuk e thotë dot sa do të vazhdojë.