Bëni kujdes, ja cilat janë shenjat e para të infektimit nga Covid-19 përmes syve

 

Sipas raportimeve në Akademinë Amerikane të Oftalmologjisë (AAO shoqata më e madhe në botë e mjekëve Oftalmogë, ku edhe ne si okulistë jemi anëtarë), thote mjeku Rubin Topi ne nje interviste te gjate dhene gazetes Sot, të cilat përditësohen në mënyrë të vazhdueshme, shenjat e para janë sy të skuqur në formën e conjuctivitit folikular, pra një reaksion tipik ndaj infeksionit viral të syrit.

Pra, pjesa e bardhë e syrit paraqitet e skuqur, mundet të këtë ënjtje të palpebrave dhe sekrecione të trasha si sklepa.

Gjithashtu në pacientë të moshuar është vënë re edhe skuqje apo irritim në pjesën e qepallave, pra rreth syve e ngjashme me Blefaritin (infeksion i kapakëve dhe rrënjës se qerpikëve).

Përqindja e pacientëve me Covid-19, të cilët shfaqin shenja të prekjes okulare është ende e papërcaktuar qartë, por mendohet të jetë nga 1-3% të pacientëve të prekur. Por duhet pasur kujdes që të mos krijohet konfuzion sepse në çdo sezon dimri kemi të bëjmë me një numër shumë të madh pacientësh që paraqiten me Conjuktivite Adenovirale apo Gripin e Syve, siç njihet, i cili është i përhershëm dhe i lidhur me gripin stinor apo infeksionet e traktit të sipërm respirator, si edhe jemi në stinën e pranverës, ku mund të kemi të bëjmë edhe me skuqje të syrit për shkak të alergjive nga pollenet, etj.

E gjitha kjo mund të krijojë ngatërresa dhe alarm të panevojshëm prandaj duhet parë me gjakftohtësi nëse pacienti nuk ka shenjat kryesore shoqëruese si temperaturë të lartë kryesisht persistente, kollë të thatë, vështirësi në frymëmarrje, humbje të ndjesisë së nuhatjes dhe shijes apo histori të vizitave në vendet e prekura si Italia, etj.