Ja cilat janë Përmirësimet në Paketën Fiskale në Gjirokastër

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës ka miratuar Paketën Fiskale të vitit 2020 pa taksa e tarifa të reja.

Ja uljet në disa prej tyre:

-Taksa e ndërtesës për familjet në nevojë, pensionistët, personat me Aftësi të Kufizuar, nga 2400 lekë bëhet 0.
-Taksa e ndërtesës për biznesin nga 30 lekë/m2, bëhet 18.5 lekë/m2.
-Kryefamiljarët pensionistët, invalidët dhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike nën nivelin e minimumit jetik, përjashtohen nga të gjitha taksat e Bashkisë.
– Shërbimi funeral nuk do të jetë më privat, por do të menaxhohet nga Bashkia, duke reduktuar kostot.

Lidhur me keto ndryshime e permiresime te paketes fiskale, Kryetari I Bashkisë Flamur Golemi u shpreh se “ me një administrim të mirë të taksave dhe tarifave gjatë vitit të ardhshëm do të mundim të përmirësojmë shërbimet publike dhe të financojmë disa investime me të ardhurat tona.

Administrata tatimore do të rrisë performancën në mbledhjen e të ardhurave, por kurrsesi jo duke rënduar padrejtësisht biznesin dhe taksapaguesit e tjerë.

Faleminderit këshilltarëve për mbështetjen që i dhanë kësaj Pakete Fiskale, e cila nuk është thjesht një tërësi shifrash, por një mekanizëm i rëndësishëm për të qeverisur më mirë Gjirokastrën”.