Ja çfarë u vendos sot në mbledhjen e këshillit bashkiak të Gjirokastrës

U kalua paketa fiskale 2021 pa vendosour asnjë rritje taksash për bizneset.

U miratua ULJA e taksës së ndërtesës, kursim per bizneset per 5 milionë lekë.

Per sipermarrjet eshte lehtesi falja e disa tarifave gjatë karantinës dhe shtyrjes në kohë të pagesës për disa të tjera.

U mratua paketa e ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë dhe përjashtimin nga tarifa të fëmijëve romë dhe egjyptianë që ndjekin arsimin parashkollor.

U miratua një ambient i ri për Dhomën e Tregtisë, në mënyrë që ky institucion i rëndësishëm për bizneset të ushtrojë aktivitetin e tij.