Ja çfarë thotë Kryeministri Edi Rama për teorinë konspirative të 5G-ës

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe një prej teorive konspirative që qarkullon në rrjetet sociale, se pandemia është hedhur nga Kina për të sjellë izolimin, që më pas të instalohen antenat 5G. Rama tha se kjo është një nga idiotësitë më të mëdha që është dëgjuar në Shqipëri gjatë këtyre ditëve dhe bëri thirrje për përqendrim tek gjërat që kanë vërtet rëndësi, shkruan Sot.com.al.

“Nuk jemi robotë siç bëni disa nga ju të zgjidhni të gjitha. Disa nga ne biles keni arritur, që ju keni zgjidhur misterin e kësaj epidemie, duke ia lënë 5G-ës janë ca këtu shkruajnë: Ndërkohë që bëhet kjo, po luhet diçka e madhe se po instalohen antenat 5G. Unë se di çfarë është kjo, por është idiotësia më e madhe që kur ka nisur kjo hata këtyre anëve. Idiotësia më e madhe e dëgjuar këtyre anëve që kur ka nisur kjo hata. Aman ju lutem mos u merrni me këto teori idioteske.”, u shpreh Rama.