Ja çfare ka thene Presidenti Trump per distancimin social

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se udhëzimet e qeverisë federale për distancimin fizik të vendosura për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit do të shuhen kur të skadojnë të enjten dhe kur shtetet të fillojnë masat për rihpjen e ekonomisë.

Presidenti Trump i bëri komentet pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Guvernatorin e Luizianës, John Bel Edwards.

“Ato (udhëzimet për distancimin fizik) do të veniten sepse tani guvernatorët po e bëjnë këtë. Kam zhvilluar shumë biseda telefonike me guvernatorët, Guvernatorin e Teksasit Greg Abbot dhe shumë guvernatorë të tjerë. Po bisedojmë me shumë njerëz të ndryshëm dhe ata po na shpjegojnë hapat që po ndërmarrin. Unë jam në favor të masave që ata po ndërmarrin. Ne po e rihapim vendin”, tha Presidenti Trump.