Ja Ambientet që Mbyllen dhe Veprimtaritë që Ndalohen...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu u ka dërguar një Telegram gjithë Drejtorive Vendore të Policisë që të marrin masa për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura dhe të mbyllura, shkruan Sot.Com.

Sipas dokumentit që u ka shkaur të gjithë Drejtorive të Policisë në rrethe, kërkohet të merren masa në gjithë vendin për moslejimin e zhvillimit të aktiviteteve publike ose jo publike si:

– Lokale, pube, bilardo, e palestra
– Aktivitete sportive e kulturore, konferenca, seminare
– Moslejimin e grumbullimeve për ndeshjet sportive
– Grumbullime si tubime, manifestime, parakalime etj.

Gjithashtu, me urdhër të Ardi Veliut kërkohet të merren masa për instruktimin e personelit policor për zbatimin e masave të mësipërme dhe kontrollin periodik të situatës.