ISHP perseri per maskat...

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzimet se si duhet vendosur, përdorur, hequr dhe hedhur një maskë.

1- Para se të vendosni maskën, lani duart me sapun dhe ujë, ose pastrojini me desinfektant.

2- Mbuloni hundën dhe gojën dhe sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis fytyrës dhe maskës.

3– Shmangni prekjen e maskës gjatë përdorimi; nëse ndodh lani duart me sapun dhe ujë, ose pastrojini me dezinfektant.

4- Kapeni maskën nga lidhëset për ta hequr; hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur; lani duart.

5- Zëvendësojeni maskën me një të re sapo të jetë ndotur dhe mos ripërdorni maskat njëpërdorimshe