Infektohet edukatorja me koronavirus ne çerdhen nr 11. Ja si u zbulua rasti

Behet fjale per çerdhen ne Tirane, zonen e Laprakes. Edukatorja ka shfaqur simptomat e para ato te temperatures.

Burime pranë Bashkisë pohojnë se “Edukatores i është matur temperatura në momentin e hyrjes ne Çerdhe ku është konstatuar se kishte temperaturë të lartë. Kjo punonjëse nuk është pranuar në ambientet e punës dhe është karantinuar në banesën e saj, duke mos krijuar kontakt me fëmijët apo me stafin e çerdhes.
Pas raportimit të ketij rasti është bërë dhe tamponi, që është konfirmuar pozitiv”.

Gjithashtu do të jetë edhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor që do të marrë një vendim për ecurinë e procesit, i cili vë në dijeni Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve për masat që duhen marrë.