Mjeku Sulçebe: Ja pse mbi 95 përqind e popullatës shqiptare është e rrezikuar nga Covid-19

Imunologu Genc Sulçebe ka thene ne nje studio televizive se mbi 95 përqind e popullatës shqiptare nuk ka krijuar antitrupa dhe është e rrezikuar nga Covid-19.

“Popullata shqiptare pati një bllokim të theksuar dhe për këtë arsye nuk është e imunizuar ndaj këtij virusi. Ndërkohë, në vende të tjera të Evropës, apo në Amerikë, po shkohet drejt 10 përqindëshit të popullatës së imunizuar, në popullatën tonë kjo shifër është shumë e ulët. Në një studim paraprak, pilot, që ne po bëjmë me dhuruesit e gjakut, kemi parë që kjo shifër është shumë e ulët, nën 5 përqind. Mbi 95 përqind e popullatës shqiptare nuk ka krijuar antitrupa dhe është e rrezikuar, jo vetëm të përhapë virusin, por edhe të sëmuret dhe të ketë komplikacionet e parashikuara, që për fat janë të rralla, por që mund të rezultojnë të rrezikshme për jetën e individëve”, eshte shprehur mjeku imunolog Sulçebe.