Një lajm i mirë për banorët e fshatit të largët malor Kër të Dropullit
Banoret e fshatit malor Kër te krahines se Dropullit jane si “menjane” pothuajse te izoluar nga fshatrat e tjera, ne dimer veçanerisht.
Eshte fshat ku zahiret, sigurimi i ushqimeve per tere periudhen e ftohte, pergatiten qe ne behar, mbasi kane veshtiresi ne furnizim.
Ne fshatrat e tjera zbresim per nje gezim apo dhe per nje hall dhe nese ne fshat vjen dikush ngjall kureshtje dhe kenaqesi edhe per te mesuar nje gje te re, ca me shume ne keto dite kur gjithandej flitet e luftohet si te kapercejme veshtiresite e si te mbrohemi nga koronavirusi.
Nuk ndodh ne Kër qe mos te te thone “Dilna nga shtepia “ sikunder ndodhi kete radhe me punonjesit e bashkise qe, sipas rregullit ata u priten ne distance, disa metra larg portes se shtepise per dorezimin e ilaceve dhe pakove me ushqime per banoret nevojtare dhe te moshuar te fshatit.
Kete gjest ata e kryen ne nje kohe te keqe, me debore, po me gezimin qe te jep detyra kur ate e realizon ne emer te shendetit dhe mbrojtjes te jetes.
Ilaçe e pako me ushqime ata kane shperndare edhe ne 11 fshatrat e tjera te bashkise si Gorice, Frashtan, Zervat, Bularat, Bodrishte, Kakavi, Pepel, Llovine, Llongo, Sotire etj.