Hapen kopshtet dhe çerdhet, ja çfarë duhet te dinë edukatoret dhe prindërit!

Me 1 Qershor, ne Festen e Femijeve, hapen kopshtet dhe çerdhet po çfare duhet te dine edukatoret dhe prinderit qe femijet te mbrohen nga virusi?

Ja udhezimet e Ministrise se Shendetesise:

-Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.

-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes
-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

-Në momentin që fëmija hyn në institucion cdo ditë
-Do i matet temperature me termometër digjital
-Do I pastrohen duart me solucion higjienizues në momentin që hyn në çerdhe / Kopësht

-Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klor për shuajt e këpucëve përpara hyrjes në cerdhe/ kopësht.
-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.

-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

-Fëmijët e një grupi do të qëdrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

-Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Fëmija do të qëndrojnë në distancë nga njëri tjetri (psh rreth një tavoline me 10 karrige të ulen 5 fëmije)

-Të kryhet dezinfektimi i cdo dhome cdo ditë.

-Pas largimit të fëmijëve të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese.

-Në fund të ditës të kyrhet dhe dezinfektimi I mjediseve të përbashlkëta.

-Lodra të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

-Lodrat prej rrobe që mund të lahen në lavanderi duhet të përdpren vetëm nga një fëmijë dhe më pas të lahen, përpara se të përdoren nga një fëmijë tjetër.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com