Google nga Sot do u Shfaqë Qeverive të 131 Vendeve Lëvizjet e Njerëzve për të Parë Zbatimin e Masave ndaj Koronavirusit!

Google do të botojë të dhënat e vendndodhjes te përdoruesve te tij në të gjithë botën nga e Premtja për të lejuar qeveritë të vlerësojnë efektivitetin e masave distancuese sociale të vendosura për të luftuar pandeminë COVID-19, tha gjigandi i teknologjisë.

Raportimet për lëvizjet e përdoruesve në 131 vende do të vihen në dispozicion në një faqe interneti speciale dhe do të “përshkruajnë tendencat e lëvizjes me kalimin e kohës sipas gjeografisë”, sipas një postimi në njërën nga bloget e kompanisë.

Tendencat do të shfaqin “një pikë përqindje rritje ose ulje të vizitave” në vende si parqe, dyqane, shtëpi dhe vende të punës, jo “numri absolut i vizitave”, thuhet në postimin, të nënshkruar nga Jen Fitzpatrick, i cili udhëheq Google Maps, si dhe shefi i kompanisë shëndetësore i kompanisë Karen DeSalvo.

“Ne shpresojmë se këto raportime do të ndihmojnë vendimet për të mbështetur mënyrën e menaxhimit të pandemisë COVID-19”, thanë ata.

“Ky informacion mund të ndihmojë zyrtarët të kuptojnë ndryshimet në zakonet e levizjeve thelbësore, e që prej tyre mund të formohen rekomandime lidhur me orët e punës, ose të informojnë mbi shërbime delivery.”

Ashtu si zbulimi i bllokimeve të trafikut ose matja e trafikut në Google Maps, raportet e reja do të përdorin të dhëna “të grumbulluara, anonimizuese” nga përdoruesit që kanë aktivizuar historinë e tyre të vendndodhjes.

Asnjë “informacion personalisht i identifikueshëm”, siç është vendndodhja, kontaktet ose lëvizjet e një personi, nuk do të vihet në dispozicion, thuhet në postim.

Raportet gjithashtu do të përdorin një teknikë statistikore që shton “zhurmë artificiale” në të dhënat e papërpunuara, duke e bërë më të vështirë për identifikimin e përdoruesve.

Nga Kina në Singapor në Izrael, qeveritë kanë urdhëruar monitorimin elektronik të lëvizjeve të qytetarëve të tyre në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e virusit, i cili ka infektuar më shumë se një milion njerëz dhe ka vrarë mbi 50,000 në të gjithë botën.

Në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, firmat e teknologjisë kanë filluar të ndajnë të dhëna smartphone “te anonimizuar” për të ndjekur më mirë shpërthimin.

Edhe Gjermania e dashuruar pas privatesise po konsideron përdorimin e një aplikacioni smartphone për të ndihmuar në menaxhimin e përhapjes së sëmundjes.

Por aktivistët thonë se regjimet autoritare po përdorin koronavirusin si një pretekst për të shtypur fjalen e lire dhe për të rritur mbikëqyrjen.

Ndersa në vendet me demokraci liberale, ritet frika se vjelja e përhapur e të dhënave dhe pervetesimi i tyre mund të sjellin dëme afatgjata për privatësinë dhe të drejtat dixhitale.

/france24/