Gjirokastra Nderon Ditën e Flamurit, Shpalljen e Pavarësisë !

Gjirokastra Nderon Ditën e Flamurit, Shpalljen e Pavarësisë !

Ne kujtim te 28 nëntor 1912, kur plaku i urtë Ismail Qemali, shpalosi në Vlorë flamurin kuq e zi, duke kurorëzuar përpjekjet shumëshekullore për pavarësi dhe fillimin e shtetit të ri shqiptar, sot Gjirokastra ka nderuar vepren heroike te luftetareve te penes e te pshkes qe luftuan per pavaresine dhe clirimin e vendit.

Jane bere homazhe dhe jane vendosur kurora me lule ne Monumentin e Rilindsave ku prehen eshtrat e vellezerve Bajo e Cerciz Topulli si dhe Koto Hoxhit, Pandeli Sotirit dhe Andon Zako Cajupit.