Gjirokastra Me apo Pa Drita për Vitin e Ri 2018! Në Arshi Lengo sapo u rikthyen... Po le të kujtojmë edhe Vitet që kemi festuar pa drita!
Nata e Vitit të Ri është pritur gjithmonë me padurim nëpër familjet Gjirokastrite, sidomos nga fëmijët, të cilët e presin bashkë me dhuratat, fishekzjarret, dhe ato gjërat e mira në tavolinë.
Por siç edhe jemi mësuar tashmë në Shqipëri akoma ekziston problemi me energjinë elektrike, qoftë nga mbingarkesat apo infrastruktura e dobët etj. OSHEE këtë vit në të gjithë territorin sipas rajoneve ka ngritur grupet e gatishmërisë prej 1800 punonjësish. Ata janë në dispozicion për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marjen e masave për likuidimin e avarive te rrjeti shpërndarës.
Duke marrë shkas nga një mesazh në faqen tonë në Facebook ku një banor na dërgoi një foto pa drita, u interesuam dhe pas disa minutash u informuam se dritat u rikthyen në këtë fshat shumë afër Gjirokastrës.
Por në kujtesë menjëherë na u shfaq ajo kohë kur festonim me qirinj!
Ja çfarë shkruante Gjirokastra Online për Vitin e Ri 2009: (Linku nga Arkiva)
Gjirokastra feston Vitin e Ri 2009 me qirinj!
Gjirokastra ka perseritur kete vit si per cudi atmosferen romantike te dhjete viteve me pare duke festuar me qiri naten e Vitit te Ri. Ashtu si edhe ne vitin 1999 edhe ne 2009 gjysma e Gjirokastres vazhdon traditen me te re te saj, pikerisht ate te pritjes se Vitit te Ri pa energji elektrike. Duhet qe defekti te priste vetem oret e vona te pasdites se dates 31 dhe te godiste pikerisht kabllat nentokesore te cilet me mund dhe me vuajtje mbanin gjithe ngarkesen e nje lagjeje si 18-shtatori, kodra e universitetit etj..
Banoret e ketyre lagjeve me kot shpresonin se mund te kthehej korrenti ne prizat qe kishin marre persiper detyren e zakonshme per te pjekur mishin apo gatimet tradicionale. Nuk ishte e thene qe kete vit Gjirokastritet te shtronin trapezin e ngrohte te nje dite te ftohte dimri per te kurorezuar pergatitjet disa ditore te festes me popullore dhe me te dashur te shqiptareve.
Tashme eshte e sigurt se ne vitin 2019 te gjithe Gjirokastritet nuk do lodhen shume per te mirepritur ritualin e zakonshem te te festuarit ne menyren me romantike te mundshme.