Gezim Basha uron per Ditelindjen poetin Ilirian Zhupa

Sot ka ditlindjen Ilirian Zhupa, një poet lirik fenomenal, jo vetëm ndër talentet prirës të brezit të vet, por ndër të paktët zëra lirikë që në një kohë fare të shkurtër, u shëndrua nga një talent premtues në premtim i përmbushur.

E nisi debutimin prej nëntokës si puntor miniere por shpejt u bë një cak i lartë poetik! Vështirë të mendohet sot një Antologji e Poezisë Lirike në Shqip pa Ilirian Zhupën si një ndër piketat më të spikatura estetike të modernizmit tonë “sui generis.”
Me të kam pasur privilegjin e një miqësie relativisht të hershme, prej së cilës jam pērpjekur të përftoj atë që nuk mësohet as në programet akademike më prestigjioze: disponimin për ta parë botën me sy lirik. Besoj se shumë të tjerë i ka lënë me të njejtën ndjesi.
Po e mbyll me një poezi të shkurtër ku duket qartë tendenca estetike e Ilirian Zhupës për të befasuar me atë që Deluze e quan, thellēsia e sipërfaqes.

Mos mē prek

Mos më prek më ka thënë një mështeknë në rrugë
Kam lëkurë te njomë, prekja jote lë gjurmë!