“Gërnjë” në TCH: Gjirokastra, Përmeti dhe Pogradeci mollë sherri për Sazan Gurin dhe...
Ne emisionin “Shqiperia Live“ ne TCH personazhe te njohur te politikes dhe shoqerise civile Lajla Pernaska, Ergys Mertiri dhe Sazan Guri, edhe pse me njeri tjetrin njihen prej kohesh, ne mos jashte po ne studiot e TV- kete radhe jane bere “balo” me njeri-tjetrin.
Ata kane ndare opinione te ndryshme po ne pergjithesi pozitive per Gjirokastren, Permetin dhe Pogradecin qe nuk kane asnje person te infektuar me Covid 19.
Si gjithmone Sazan Guri me sjelljen energjike qe e karakterizon ne debatet publike ka mbeshtetur idene se ne keto rrethe banoret kane kulture te trasheguar qytetare ne menyren e jeteses dhe se jane me jetegjate, se kane natyre dhe ajer te paster dhe se ne pergjithesi konsumojne ushqime bio.
Ne kete mendje ka qene edhe Lajla Pernaska qe ka shtuar dhe faktore te tjere ne favor te banoreve te angazhuar me ndergjegje ne ruajtjen e vetes dhe te tjereve nga virusi qe ka prekur shumicen e rretheve te vendit.
Ne dakortesi ka qene edhe Ergys Mertiri persa i perket tradites se banoreve te tre qyteteve lidhur me pastertine personale, shtepiake dhe publike.
Debati eshte ndezur ne piken kur eshte folur per masat e marra nga qeveria dhe angazhimin e banoreve per zbatimin e tyre si per urdherat dhe shtrengesat, distancen sociale, qendrimin ne karantine, etj.
Ndryshe nga mesi i debatit, te tre diskutantet e mbyllen ate me tone te buta dhe me deshiren e vullnetin e mire qe ne rrethet Gjirokaster, Permet e Pogradec e te tjere te mos kete asnje person te infektuar dhe te zbutet sa me shpejt situata e krijuar ne rrethet e prekura nga Covid 19-ta.