"Gjetëm pak momente për t'i uruar edhe 100 Elisabetës", Gentian Mullai ndan Urimin per Punonjesen e Salles Operative ne Tirane

Gentian Mullai, mik i faqes tone, ka percjelle ne fb kete urim per Elisabeten, punonjese e salles operative ne Tirane, me rastin e ditelindejes se saj.

Ja postimi:
Salla operative u është përgjigjur mbi 1 milion telefonatave këto ditë dhe ankesave tek Komisariati Dixhital, si dhe ka koordinuar veprimet përmes kamerave të trupit sa herë ka patur një shqetësim nga qytetarët.

Kanë qenë dhe vijojnë të jenë ditë të mbingarkuara me fluks 📞 nga qytetarët, ditët e përballjes me luftën për parandalimin dhe mos përhapjen e COVID-19.

Kjo është pjesë e frontit të vijës së parë në këtë luftë, së bashku me mjekët, infermierët, ushtarakët dhe punonjësit e Policisë në terren.
Le ta urojme edhe ne Elisabeten!
Gezuar, pune te mbare ne detyre, jete te gjate dhe te lumtur!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com