Gati Aplikacioni - "Leje Per Te Bere Pazarin"?! Ja si te Veproni...

Sic u be e ditur sot nga Kryeministri Edi Rama, edhe per daljet afer shtepise apo per te bere pazar do te duhet te meret leje.

Per kete eshte krijuar dhe nje aplikacion online linkun e te cilit e gjeni edhe poshte artikullit. Nder te tjera aty sqarohet se:

Në këtë hapësirë qytetarët mund të vetëdeklarojnë lëvizjen me mjet për vajtje-ardhje në punë, të aplikojnë për lëvizje mjeti personal, të aplikojnë për lëvizje mjeti\mjetesh biznesi dhe të gjurmojnë statusin e aplikimit të tyre (nëse është në shqyrtim, pranuar apo refuzuar).

Video e meparshme lidhur me kete njoftim:

Ska me as Pazar pa Leje!!! Ja si duhet te veproni per te blere dicka…

Posted by Gjirokastra Online on Friday, March 27, 2020

Ka hyrë në fuqi Akti Normativ i Këshillit të Ministrave Nr. 3, datë 15.3.2020 – “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi. Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.

KY ESHTE LINKU:
http://autorizime.asp.gov.al/apply?fbclid=IwAR3k5Y_ZuogNLQXxSLRuD4SzNN8pnu2ylH_DfZhaAXmaL9dSZu29Lp4u4Cc

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com