"Fushata Sensibilizuese" - Universiteti i Gjirokastres ka nje Mesazh dhe Njoftim per Studentet
Nje fushate sensibilizuese eshte vene re sot ne rruget e gjirokastres. Iniciatives i eshte bashkuar edhe Universiteti “Eqrem Cabej” i Gjirokastres.
Ja postimi i plote:
Panik jo, kujdes po!
Rrugët kryesore të Gjirokastrës janë mbushur sot me parrulla ndërgjegjësuese ku bëhet thirrje për respektimin e rregullave të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19.
Fushata ishte një iniciativë e Shoqatës Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim.
Gjirokastra renditet ndër qytetet ku ka një shkallë të lartë ndërgjegjësimi nga qytetarët, por nuk kanë munguar rastet e shkeljes së rregullave të vendosura.
Sot është momenti kur duhet të solidarizohemi për të jetuar përditshmërinë tonë në një mënyrë krejt të ndryshme.
Sakrifikojmë sot për një të nesërme më të sigurt.
#rrinështëpi #uogj #covid_19 @ Gjirokastër
Universiteti i Gjirokastres do te nise shpejti edhe zbatimin e mesimit online:
Të dashur studentë!
Së shpejti do të nisë zbatimi i mësimit online, nëpërmjet praktimit të Google Classroom.
Ja cilat janë hapat që duhet të ndiqni:
– Çdo student duhet të hapi një llogari në gmail. (…….@gmail.com)
– Kontakto me pedagogun për dhënien e adresës së re.
– Pedagogu dërgon kodin e sigurisë për t’u bërë pjesë e klasës.
Kujdes: Studenti do të hyjë në klasat virtuale për çdo lëndë nëpërmjet kodeve të sigurisë të çdo klase që pedagogu i dërgon në email.