Flasin mjeket e njohur:Ja kush na mbron nga koronavirusi

 

Në emisionin RepolitiX, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti eshte  shprehue:

“Transporti publik më tmerroi! Ishte një evidencë qarkulluese, kishte shumë njerëz në autobus. Ambienti i mbyllur me shumë njerëz është risku kryesor. Maska është një koncept, maska nuk të bën ‘Superman’ por është linja e fundit e mbrojtjes, distanca është kyçi! Të gjitha masat duhet të zbatohen”.

Ndersa mjeku Arben Gjata ka thene:”Nëse ka një zonë të caktuar me shumë të infektuar mund të izolohet një pjesë. Në Shqipëri është shumë e domosdoshme. Nëse ke shumë raste në Kamëz izolon Kamzën për shembull. Tani që është hapur jeta sociale e vështirëson shumë ndjekjen metodologjike. Njerëzit menduan që kjo kaloi, u relaksuan e sidomos të rinjtë që kanë mundësi të dalin më shumë”,