Flamur Golemi:"Nëse Aleanca Franceze do të kishte një qendër edhe ne Gjirokaster..."

Mes mysafirëve të veçantë të kësaj jave në Gjirokastër për kremtimin e 15 vjetorit të pranimit në UNESCO, ishte dhe ambasadorja e Francës në vendin tonë,Shkëlqesia e saj Znj. Cristina Vasak.

Kryetari i Bashkise te Gjirokastres Flamur Golemi ne faqen e tij ne fb eshte shprehur:

Kënaqësi ta kishim mes nesh e të bisedoja me të për bashkëpunime në fushën e turizmit dhe kulturës. Sikundër ia shpreha ambasadores do të ishte vlerë e shtuar për Gjirokastrën nëse Aleanca Franceze do të kishte një qendër edhe këtu. Kjo do t’i shërbente ndërlidhjes më të mirë me kulturën frankofone dhe zbatimit të projekteve konkrete”.