Fillim i Bukur Për 2020! Projekti “DITA IME” në Shkollën 9–Vjeçare “Urani Rumbo” Nis me Ditëlindjen e Nxënësit Ramadan Daullxhiu
Ta gezosh ditelindjen zemer!Ta gezosh Diten dhe suksese!
Me këto urime per Ditelindjen dhe Diten e tij sipas projektit “Dita Ime” nisi veprimtaria ne klasen e 5-te te shkolles 9 vjecare “Urani Rumbo”kushtuar nxenesit Ramazan Daullxhiu.
Ramadani ,nxenes i klases se peste ne diten e ditelindjes se tij ishte sot shume i gezuar, me shoket bashke e te tjere festoi ditelindjen.
Dita ime eshte nje projekt i cili ka nisur vjet nen kujdesin e ndr.shk.Elena Miconi me nx e kl V dhe vazhdon gjate gjithe vitit dhe mbyllet ne fund te vitit shkollor
Ne zbatimin e projektit aktivizohen te gjithe nxenesit dhe secilit i kushtohet Nje Dite ku paraqesin ndermjet fotove kujtimet me te bukura nga jeta e tyre, brenda shkolles, ne familje apo pallatin dhe lagjen ku banojne.
Qellimi i “Dita Ime” eshte qe nxenesi te kete nje date te tij dhe te ndihet i vleresuar, te ndaje momente me shoket e shoqet ne fund te nje cikli fillor.
Keshtu cdo nxenes i klases se V ka diten e tij. Gjate kesaj dite ai fton prinderit, gjyshen dhe gjyshin nese ka , shoke te shkolles apo te pallatit ku banon.
Fotot qendrojne ne tabelen e vendosur dhe shikohen dhe nga nxenesit e tjere dhe mesuese te shkolles.
Ne vazhdim vendosin nxenesit e tjere fotot e tyre sipas nje grafiku te percaktuar me pare.
Nxenesi qe zgjedh fotot i dorezon ato tek grupi i shokeve dhe ata i krijojne gjithe tablone e festes se tij.
Ne foto shkruhen konkretisht momentet kur ato jane realizuar ne ngjarje te ndryshme dhe bisedohet per to.
Gjate kesaj veprimtarie, festimet shoqerohen me embelsira, sipas deshires se femijeve.
Mbyllja e projektit realizohet me nje aktivitet me te zgjeruar qe perkon me mbylljen e ciklit fillor.
Duket nje projekt me vlera edukative dhe argetuese ndaj dhe eshte mire te njihet e te zbatohet edhe ne shkolla te tjera.