Fëmijët gjirokastritë për Ditën e Tokës dhe "bukuritë"e Luginës së Drinos në rrethin e Gjirokastrës

Sot ishte Dita e Tokes qe ne pergjithesi u festua “virtualisht”dhe disa femije ne Gjirokaster sipas TV Gjirokastra treguan se e duan dhe kujdesen per te, per pemet dhe lulet.

Asaj ata i kushtuan edhe vargje, edhe vizatime, edhe fjale te bukura.

Per fat te mire, nga dhomat dhe avlite, femijet per Diten e Tokes  kujtuan dhe te rriturit, ne vecanti ata qe paguhen duke dhene keshilla per token e te tjeret qe merren me punimin e saj, se e duan token dhe kane deshire te sherbejne ne nje mjedis natyror te bukur dhe te zhvilluar.

Dhe jo larg deshires dhe vullnetit te tyre te mire e pse jo dhe imagjinates enderrojne dhe lulezimin e Lugines se Drinos qe sot duket vetem e bukur nga dora e pranveres dhe pak nga dora e njeriut.

Nuk ka qene keshtu Lugina e Drinos sic eshte sot, por e transformuar, e mbjelle dhe e vaditur, me kushte te studiuara hiodrologjike,topografike dhe gjeologjike, e punueshme, e ngarkuar me pervojen dhe traditen e banoreve rreth saj.

Ajo u sistemua e u bonifikua gjate viteve 1966-1977 në afro 5300 ha me nje rrjet te gjere kanalesh kulluese dhe ujitëse gati 800 km dhe 30 ujembledhesa si a i Doftise, sifoni metalik Virua-Valare per ujitje, motopompat e fuqishme per shfrytezimin e ujrave te shpelles se Skotinise te fshatit Vanister, pa llogaritur mundin dhe djersen e derdhur te punetoreve e specialisteve per shfrytezimin dhe mbrojtjen e mjedisit gjeografik e ne vecanti te tokes bujqesore, sistemimi i perrenjve dhe degeve te shumta të lumit Drino me 63 km penda mbrojtëse por dhe mbjelljen e brigjeve me dru shelgu qe kufizonin erozionin dhe kishte dobi ekonomike.

Ne kete lugine mbilleshin dritherat, luledielli, duhani, perimet, ishte e zhvilluar vreshtaria, frutikultura, rritej bagetia e imet dhe gjedhët.

Tani kjo lugine shfrytezohet fare pak sidomos me drithera, foragjere, perime etj.

Ka dhe blloqe te reja me vreshta e peme afer me qendrat e banuara si ne Valare, Arshi Lengo, Bulo e te tjera po mijera ha te lugines nuk shfrytezohen por jane te mbuluara nga bimesia e eger.

Pse ka ndodhur e vazhdon nje situate e tille problemet jane te shumta e per to le tua leme fjalen specialisteve dhe atyre qe kane token e qe duhet ta vene ne pune dhe te shpresojme qe kjo situate do te ndryshoje e nuk do te zgjajse sikunder ka ndodhur deri tani.