Ja kush do ua Rindërtojë Shkollën e Rënuar Fëmijëve të Fshatit të Pezës! Kryebashkiaku i ...

Per femijet e Pezes dita e sotme ishte e vecante. Ne shoqerine e tyre, u ndodhen kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close dhe kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj.

Pasi ndane se bashku ndihma me ushqime, veshje dhe paisje te ndryshme per familjet e prekura nga termeti, vizituan shkollen “16 Shtatori” qe do te rindërtohet nga e para, lajm qe e dha Kryetari i Bashkisë së Brukselit, Philippe Close.

Ketu dhe ne vizitat ne shtepite e familjeve te demtuara nga termeti, Kryetari i Bashkisë së Brukselit, Philippe Close, shprehu solidaritetin e plotë me Shqipërinë në momentet e vështira që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit dhe theksoi se faza e rindërtimit është dhe një mundësi e mirë për t’i bërë gjerat më mirë dhe për t’i ardhur në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë.

Erion Veliaj falenderoi kryebashkiakun e Brukselit Philippe Close per premtimin e bere dhe solidaritetin e treguar:

” I jam shumë mirënjohës atij dhe stafit që ka ardhur nga Brukseli…Ka  një solidaritet jo vetëm brenda vendit, por edhe nga shumë miq, duke filluar nga Brukseli deri në SHBA, që janë këtu për të dhënë një dorë. Mezi pres që bashkë me Filipin, të planifikojmë si të rikuperojmë një nga shkollat e dëmtuara.

Në të gjithë territorin e Tiranës janë 10 shkolla që kanë nevojë të ndërtohen nga e para dhe besoj se shprehja “trimi i mirë me shokë shumë” apo “trimi i mirë në ditë të vështira”, vlen sot për marrëdhënien që kemi me Brukselin dhe kryetarin fantastik të Bashkisë, Filipin”, u shpreh Veliaj.