Fëmija i parë për vitin 2021 në Itali është një shqiptar,ja emri i te porsaardhurit në jetë!

Fëmija i parë për vitin 2021 në Itali është një shqiptar. I porsaardhuri në jetë quhet Alessandro dhe është bir i një çifti shqiptar nga Dibra.

Sipas mediave italiane, fëmija lindi vetëm një sekondë pasi kishte shënuar ora 12:00 e natës duke u bërë kështu fëmija i parë në Itali për vitin 2021.

Foshnja ishte i shëndetshëm me peshë 4 kg dhe 100 gram.

“Jemi nga Dibra jetojmë në Romë, unë jetoj prej 20 vitesh kam punën të gjitha këtu, me Emanuelën kemi 6 vite të martuar kemi dy djem Matia 4 vjeç e gjysmë dhe Alessandro ka bërë një rekord italian, lindi në orën 12 e një sekondë”, tha babai i Alessandors.

Për “Tgcom”, mamaja është shprehur shumë e gëzuar.

“Ishte një gëzim për të gjithë punonjësit e shëndetit të Krishtit, Mbretit të Romës, të gjithë së bashku festuam dhe djali është mirë. Unë, babai Maksim dhe vëllai 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur me këtë shpresë që Alessandro ka sjellë. Tani ai dhe unë mezi presim të shkojmë në shtëpi“, tha ajo./Marre nga Sot.com/